Garcia ia uron titullin Juventusit

Trajneri i Romës, Rudi Garcia mendon se çështja e kampionit në Serie A ka përfunduar, dhe ia uron titullin rivalit Juventus.

Sport

03/05/2014 16:02

Trajneri i Romës, Rudi Garcia ia ka uruar titullin rivalit nga Serie A, Juventus.

Bianconerëve ju nevojitet vetëm edhe një pikë për të siguruar titullin e tretë të njëpasnjëshëm (përderisa nuk humbin 4:0 në udhëtim te Roma në Olimpico në xhiron e parafundit), por Garcia mendon se çështja e Scudettos është punë e kryer pasi skuadra e tij ka tetë pikë më pak, në pozitën e dytë.

“Për mua kampionati ka përfunduar, nuk pres më asgjë. E uroj Juventusin, klub i madh, futbollistë të mëdhenj. Nëse Juventus e ka zhvilluar një stinor rekord, atëherë është edhe falë nesh që i kemi ndjekur nga pas, dhe anasjelltas”, deklaroi Garcia në konferencë për shtyp para duelit me Catanian.

“E dimë se do të jetë vështirë ndaj Catanias, por ne do të vazhdojmë të zhvillojmë lojën tonë. Nuk e di nëse do të fitojmë por do të luajmë për fitore”, u shpreh ai.