Garcia fajëson Neuerin

Trajneri i Romës, Rudi Garcia ka thënë se skuadra e tij ka mundur të shënonte më shumë gola në pjesën e dytë ndaj Bayernit, nëse do të ishte një portier tjetër në vend të Neuerit.

Sport

22/10/2014 00:29

Rudi Garcia ka thënë se Neuer ishte në një formë fantastike dhe ka mbrojtur shumë raste në pjesën e dytë të takimit.

Një humbje e tillë është shumë e rëndë. Ne duhet të tregojmë të shtunën se jemi ende të fortë mentalisht. Gjëja e vetme pozitive është barazimi i Cska-së me Cityn, që do të thotë ne jemi ende në vendin e dytë në grup”.

“Unë isha i pari që kam bërë gabime në këtë takim e jo lojtarët. Taktikat e mia ishin të gabuara”.

“Është turp për pjesën e dytë. Ne do të kishim shënuar më shumë se një gol, nëse aty nuk do ishte portieri i tyre që bëri një paraqitje briliante”, tha Rudi Garcia pas takimit.