Garcia beson ende në titull

Rudi Garcia nuk është dorëzuar ende. Edhe pse Roma është 8 pikë prapa Juventusit, trajneri i Giallorossi beson se skuadra e tij mund të ëndërrojë ende për ta fituar titullin në Serie A, katër xhiro pa përfunduar sezoni.

Sport

20/04/2014 11:24

Rudi Garcia nuk i ka humbur ende shpresat për titull të kampionit në Itali. Roma është e dyta në tabele, 8 pikë më pak se lideri Juventus, kur kanë mbetur edhe katër xhiro pa përfunduar sezoni në Serie A.

Por, kjo nuk e pengon trajnerin e Giallorossi, të besojë se mrekullia mund të ndodh.

“Sezoni nuk ka përfunduar. E kemi siguruar kualifikimin direkt në Ligën e Kampionëve dhe jam i lumtur”, deklaroi Garcia, në një intervistë për Rai.

“Ende nuk ka përfunduar asgjë sa i përket titullit, i kemi mundësitë të ëndërrojmë. Të shohim, janë edhe 12 pikë në lojë dhe ata do të vijnë në Romë. Duhet të besojmë deri në fund. S’do të dorëzohemi”.

“Ky Champions është meritë e të gjithëve, e të gjithë atyre që kanë punuar, në skuadër dhe në klub. Jemi të lumtur, por të premten e kemi një ndeshje të rëndësishme dhe deri në fund të sezonit, duam të bëjmë sa më shumë pikë të rëndësishme”, përfundoi ai.