Garay afër Bayernit

Bayern Munichu mund ta zyrtarizojë shumë shpejtë përforcimin më të ri. Ezequiel Garay mund të transferohet tek gjiganti bavarez nga Benfica.

Sport

14/06/2014 16:26

Bayern Munichu është shumë pranë ta bëjë përforcimin e dytë për sezonin tjetër, pas Robert Leëandoëskit.

Siç shkruan e përditshmja italiane, La Gazzetta dello Sport, gjiganti bavarez shumë shpejt pritet ta zyrtarizojë qendërmbrojtësin Ezequiel Garay, i cili aktualisht luan në Benfica.

Ish futbollisti i Real Madridit pëlqehet edhe nga Juventusi e Napoli në Itali, por duket se ai e ka zgjedhur ekipin e Pep Guardiolas, përkundër faktit se ka konkurrencë të fortë për pozitën e titullarit.

Aktualisht, Garay është i angazhuar me Përfaqësuesen e Argjentinës në Botërorin e Brazilit.