Garanton presidenti: Për asnjë çmim, Kosova s’do të humb territor (Video)

Presidenti Hashim Thaçi thotë se Kosova nuk ka asnjë milimetër tokë për të falur dhe se me demarkacionin me Malin e Zi, nuk humbet territor i vendit.

Lajme

31/05/2016 20:16

Thaçi nuk ka dashur të flas rreth kohës kur pritet ratifikimi i demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

“Në asnjë rrethanë, me asnjë çmimi nuk do cenohet as edhe një milimetër e territorit të Republikës së Kosovës. Në procesin e së ardhmes europiane Kosova e ka territorin e vetë, e ka territorin e njohur ndërkombëtarisht. Të gjitha vendet që e kanë njohur Kosovën e kanë njohur me territorin që e ka dmth me vijat administrative të Kushtetutës së vitit 1974, me dokumentin e Presidentit Ahtisari, Marrëveshjen e Ahtisarit, me deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, kështu që asnjë milimetër i territorit ë Republikës së Kosovës nuk ka humbur dhe nuk do të humb’, tha Thaçi për RTK’në.

Thaçi tha se pozitë dhe opozitë kanë merita për rekomandimin për liberalizim të vizave dhe se tani duhet të hedhin hapin tjetër në këtë çështje.

http://www.dailymotion.com/video/x4dpbo8_thaci-per-demarkacionin_news

“Unë nuk dëshiroj të flas me javë me ditë, orë apo muaj por Kosova ka marrë obligimet e veta para bashkësisë ndërkombëtare. Të gjithë pozitë dhe opozitë janë të vendosur që të lëvizin drejtë perspektivës europiane. Të gjithë e kanë dhënë kontributin e tyre në kuadër të parlamentit , komisione parlamentare, në kuadër të institucioneve komunale në nivel qendror gjithashtu kështu që të gjithë duhet të ndihen mirë dhe meritor për rekomandimin për liberalizim të vizave po aq sa duhet të ndihen krenarë për këtë kontribut duhet të ndihen edhe të përgjegjshëm për hapin tjetër të cilin duhet ta bëjmë bashkërisht”, theksoi Thaçi.