Gara: Tymi në aeroport u shkaktua nga një pajisje e kuzhinës, puna po vazhdon normalisht

Tymin në ambientet e aeroportit ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja Valentina Gara, e cila ka treguar se tymin e ka shkaktuar një pajisje në kuzhinën e një restoranti në aeroport.

Lajme

20/07/2017 19:25

“Një nga pajisjet e kuzhinës në një nga restorantet e aeroportit ka shkaktuar tym, pa rezultuar në zjarr, me ç’rast nuk ka pasur nevojë për intervenim të zjarrfikësve. Me anë të sistemit të veçantë të ventilimit për raste të tilla që posedon terminali i ri, është mënjanuar ky tym tërësisht dhe është larguar pajisja nga kuzhina e restorantit në fjalë”, ka thënë zëdhënësja Gara për Veriu.info.

Gara ka bërë të ditur se puna në aeroport po vazhdon normalisht.

Lexoni edhe:

Zjarr në aeroportin “Adem Jashari” (Video)