“Gara sportive, femra seksi e milionerë”, Ja si do ndizet sonte Tirana! (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar me anë të një statusi në “Facebook’, se sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, do të parakalojnë makinat më luksoze në spektaklin “GUMBALL 3000”.

Fun

06/07/2017 00:03

Pjesë e spektaklit do të jetë edhe DJ me famë botërore, AfroJack, i cili do të performojë në orën 19:00.

Pas shumë përpjekjesh të finalizuara vitin e shkuar, për promovimin e Shqipërisë Turistike, karvani i famshëm i supermakinave GUMBALL 3000, nga Riga në Mykonos 2017, kalon për herë të parë nëpër Shqipëri dhe ndalon sot në kryeqytetin tonë✌️

 Prej orës 17:00 në sheshin Nënë Tereza, nis festa në pritje të karvanit. 150 supermakinat luksoze të drejtuara nga persona VIP të artit, muzikës, biznesit, pritet të mbërrijnë në orën 19:00 e do të qëndrojnë deri nesër në mesditë.

DJ me famë botërore Afrojack është pjesë e karvanit dhe pritet të ketë një performancë surprizë në mesnatë? Bashkëlidhur një moment ndalese i karvanit GUMBALL 3000 në Dubrovnik?”, shkruan Rama. /Lajmi.net/