Gara e golashënuesve në Ligën e Kampionëve

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet java e dytë e ndeshjeve të para të 1/18 e finales së Ligës së Kampionëve, teksa Lajmi.net ka vendosur të bëj një analizë të shkurtër, për lojtarin i cili mund të jetë golashënuesi më i mirë i kësaj gare. Të fitosh Ligën e Kampionëve është një gjë e madhe,…

Sport

24/02/2014 12:49

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohet java e dytë e ndeshjeve të para të 1/18 e finales së Ligës së Kampionëve, teksa Lajmi.net ka vendosur të bëj një analizë të shkurtër, për lojtarin i cili mund të jetë golashënuesi më i mirë i kësaj gare.

Të fitosh Ligën e Kampionëve është një gjë e madhe, mirëpo të jesh golashënuesi më i mirë i kompeticionit, është një epitet mjaftë i mirë personal për lojtarët.

Cristiano Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë në fazën grupore me nëntë gola të shënuara, mirëpo tash këtë epitet e ka marrë sulmuesi i PSG, Zlatan Ibrahimovic i cili shënoi dy gola në fitoren e kundër Leverkusen, duke e quar kështu në 10.

Sidoqoftë, Ronaldo ka mundësi të kalojë përsëri në vendin e parë, pasi Real Madridi zhvillon ndeshjen kundër Schalkes në mbrëmjen e së mërkurës, dhe pritet që portugezi të arrijë të dërgojë topin në rrjetë.

As Lionel Messi nuk është dorëzuar në garë për këtë epitet, pasi me golin e shënuar kundër Manchester Cityt, ai e ka dërguar në 7 numrin e golave të shënuar në këtë sezon.

Skuadrat nga Premier Liga kanë vetëm dy lojtarë në këtë listë, të dy këta lojtarë të Manchester Cityt, Sergio Aguero dhe Alvaro Negredo të cilët kanë shënuar 6 gola respektivisht 5.

Padyshim që gara më e nxehtë për këtë çmim do të jetë ndërmjet Cristiano Ronaldos, Zlatan Ibrahimovic dhe Lionel Messit, të cilët po shënojnë gola pothuajse në çdo ndeshje.