GAP dhe GSJP, organizojnë diskutimin ‘Kosova Dhjetë Vjet Shtet’

Instituti GAP dhe GSJP organizojnë tryezën e rrumbullakët ” Kosova në Evropë: Dhjetë vjet shtetësi e kontestuar në një fqinjësi të trazuar “.

Lajme

22/03/2018 07:37

Kjo tryezë organizohet në kuadër të serisë së Forumit Reflektues të Ballkanit Perëndimor – Procesi i Berlinit dhe Strategjia e Zgjerimit të BE-së.

Në vazhdën e publikimit të strategjisë së re të zgjerimit të BE-së, në këtë tryezë të rrumbullakët do të shkëmbehen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor në përgjithësi dhe marrëdhëniet BE-Kosovë në veçanti.