GAP: Buxheti i ndarë për veteranët në vitin 2019 mund të jetë i pamjaftueshëm

Instituti GAP ka prezantuar raportin me titull “Projektbuxheti 2019 – analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, të gjeturat kryesore të analizës së buxhetit u prezantuan nga Agron Demi dhe Berat Thaqi.

Lajme

25/11/2018 12:19

Aty u tha se buxheti i Kosovës vazhdon të mbetet një nga instrumentet më të rëndësishëm me anë të së cilit do duhej të adresoheshin problemet thelbësore ekonomike dhe sociale të Kosovës.

Ndër të gjeturat kryesore u përmendën rritja e buxhetit të financimit nga kreditë dhe të hyrat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit krahasuar me të hyrat e rregullta buxhetore.

Sipas GAP shpenzimet për vitin 2019 të këtij institucioni pritet të jenë rreth 2.4 milion miliardë euro.

Ndërsa sa i përket investimeve nga niveli qendror e që vazhdojnë të orientohen në baza partiake, nga Instituti GAP bënë të ditur se komunat e menaxhuara nga AAK, janë favorizuar, ku kjo e fundit shpenzon 32% të buxhetit për kokë banori. Ndërsa komunat e qeverisura nga LDK dalin të jenë si më të diskriminuarat.

Agron Demi nga GAP tha se 82% e investimeve kapitale të nivelit qendror janë në vazhdimësinë e projekteve në vitet e kaluara, raporton EO.

“Sa i përket strukturës së shpenzimeve të gjeturat tregojnë se ky buxhet paraqet masë të madhe vazhdimësi të buxheteve nga vitet e kaluara. Kjo për arsye se ngjashëm me vitet e kaluara gati gjysma e investimeve kapitale do të menaxhohen nga MI-ja dhe shumica prej tyre do investohen në infrastrukturë rrugore. Gjithashtu 82% e investimeve kapitale të nivelit qendror janë në vazhdimësinë e projekteve në vitet e kaluara”, tha ai.

Berat Thaqi nga GAP tha se buxheti për veteranë është rritur shumë pak dhe buxheti i paraparë dhe i ndarë për 12 muaj është shpenzuar në muajin shtator.

“Po shfaqet vazhdimisht është keqkalkukimi për pensionet e veteranëve, Në anën tjetër, në mungesë të një ligji të ri për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ky institucion ka mbetur nën financimin e buxhetit të Kosovës edhe për vitin 2019. Përveç subvencionimit të RTK-së, edhe kategoritë tjera të subvencioneve siç janë pensionet dhe kompensimet janë rritur dukshëm, ndërsa me gjithë kontestimet për numrin e veteranëve të luftës, buxheti për këtë kategori është rritur tutje”, deklaroi ai.

“Megjithatë, në rast se nuk do të ketë ulje të numrit të veteranëve, buxheti i ndarë për vitin 2019 do të jetë i pamjaftueshëm. Zhvillim pozitiv për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm dhe që përputhet edhe me rekomandimet e Komisionit Evropian është rritja e buxhetit për shëndetësi dhe disa institucione që merren me funksionimin e tregut”, tha Thaqi.