Ganja bën shyhret në dasmën e motrës së Leonorës

Leonora Jakupi sonte martoi motrën.

ShowBiz

16/09/2018 00:03

Këngëtarja në këtë natë marton motrën e saj Blertën me Kushtrimin, shkruan lajmi.net.

Të ftuar në dasmë janë miq e familjarë të çiftit, po ashtu edhe shumë prej kolegëve të Leonorës.

Labinot Gashi me bashkëshorten Qëndresën, Vjollca Haxhiu, Ganimete Musliu, Kaci; janë disa prej fytyrave publike të pranishëm në këtë dasmë.

Në disa video që ka siguruar lajmi.net, çifti shihen duke vallëzuar, derisa atmosfera është në maksimum.

Në njërën prej këtyre videove shihet Ganimete Musliu teksa po vallëzonte me shumë disponim në dasmë. /Lajmi.net/