Gani Sejdiu po e stërvit Besën e Pejës

Besa është mobilizuar jashtëzakonisht shumë para finales së DigitAlb Kupës së Kosovës me Llapin, dhe për këtë ka arritur të rikthejë trajnerin e mirënjohur, Gani Sejdiu.

Sport

26/05/2017 20:38

Në fakt, trajneri mitrovicas është rikthyer me insistimin e madh të trajnerit të tanishëm, Astrit Imami.

Lajmin konfirmohet nga Imami, i cili tregon se si arriti ta bind Sejdiun.

“E kam takuar personalisht dhe kam kërkuar ndihmën e tij. Kam qenë pikërisht unë që kam insistuar, edhe pse në fillim ka hezituar. Gania është prej dy ditësh tek ne dhe po na ndihmon me këshillat e tij, si trajner me përvojë, për çka i jemi mirënjohës”, ka deklaruar ekskluzivisht për Gazetën Olle, Astrit Imami.

Besa të mërkurën luan me Llapin në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me qëllimin për të përmirësuar një sezon të dështuar me rezultate në kampionat dhe me kriza në financa.

Mirëpo, e mërkura mund të jetë dita D për ta, pasi fitorja ndaj Llapit do t’iu sillte edhe shpërblimin prej 200 mijë eurosh nga UEFA, si fitues të Kupës.

Edhe nëse fitojnë, ata nuk mund të kualifikohen në Ligën e Evropës, por në vend të tyre do të shkonte Prishtina, si nënkampione.

bes