Gani Koci dhe Gëzim Kasapolli në “mejdan” për ta zëvendësuar Bekim Çollakun?

Bekim Çollaku sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Integrimeve Evropiane. Çollaku është bashkuar sërish me Hashim Thaçin, si shef i kabinetit në presidencë.

Lajme

09/09/2016 18:30

Bekim Çollaku sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Integrimeve Evropiane. Çollaku është bashkuar sërish me Hashim Thaçin, si shef i kabinetit në presidencë.

Pas largimit të Çollakut kanë filluar të qarkullojnë dy emra si zëvendësues të tij.

Lajmi.net merr vesh se emri i Gani Kocit sërish ka hyrë në kombinim për të marrë pozitë ministrore, pas dështimit që të bëhej ministër i Drejtësisë.

Kurse një emër tjetër që është lakuar është edhe ai i Gëzim Kasapollit, aktualisht pjesë e stafit të këshilltarëve në zyrën e kryeparlamentarit.

Kasapolli vlen për njohës të mirë të integrimeve evropiane dhe mandatin e kaluar ka shërbyer për një kohë si zëvendësministër i Integrimeve Evropiane.

Do të shihet në ditët në vazhdim se kush do ta mund ta zëvendësoj Çollakun, Koci, Kasapolli, apo një emër i tretë. /Lajmi.net/