Gani Koci bën thirrje për zhdukjen e Vetëvendosjes

“Fara e keqe që quhet Vetëvendosje paska mbirë edhe në Amerikë! Duhet gjetur ilaqin për ta zhdukur këtë farë! Nuk durohen ma!”, ka shkruar Gani Koci

Lajme

18/05/2017 13:13

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë thirrje për zhdukjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke komentuar sulmin ndaj ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ai autorësinë ia ka dhënë Vetëvendosjes, duke e pasuar me kërkesën për zhdukje të këtij subjekti politik.