Gani Geci nuk e duron në dhomë hoxhën Shefqet Krasniqi

Imami i arrestuar i Xhamisë së Madhe të Prishtinës Shefqet Krasniqi ka ndarë për disa ditë qelinë e tij me ish deputetin, Gani Geci. Mirëpo sipas burimeve të gazetës Tribuna, Gecit i kanë penguar ritet fetare të Imamit Shefqet Krasniqi.

Lajme

28/09/2014 19:15

Ky i fundit ka qëndruar së bashku me Gani Gecin katër ditë në një dhomë të përbashkët dhe pastaj ata janë ndarë.

Sipas këtyre burimeve Gani Geci ka kërkuar që të zhvendoset në një dhomë tjetër me arsyetimin se Imami Shefqet Krasniqi po zgjohet herët për ti kryer ritet fetare dhe në këtë mënyrë Geci po e ka të pamundur të vazhdoj gjumin.

Ndryshe këta të dy po qëndrojnë në paraburgim, njëri për shpëlarje parash e tjetri për vrasjen e një personi. /Tribuna/