Gani Geci në ekzaminim psikiatrik

Ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës Gani Geci i cili dyshohet të jetë vrasësi i Ruzhdi Shaqirit, ka filluar ekzaminimi psikiatrik në mënyrë që të vërtetohet gjendja e tij mendore për kohën kur e ka kryer vrasjen.

Lajme

21/10/2014 15:07

Vrasja e Ruzhdi Shaqirit ka ndodhur në Skenderaj më 4 gusht të këtij viti ndërsa i dyshuari i vetëm është Gani Geci. 

Ky i fundit ishte arratisur me të kryer veprën për tu dorëzuar pas pak javësh tek organet e drejtësisë. 

Gani Geci po vazhdon të qëndroj në paraburgim derisa është çështje javësh ngritja e aktakuzës ndaj tij. 

Mbrojtësi i Gani Gecit ka thënë për Zëri, se ndaj klientit të tij, me kërkesë të mbrojtjes, po bëhet ekzaminimi psikiatrik. 

Siç është njoftuar nga familjarët e të dyshuarit, sipas avokatit, ekzaminimi ka filluar të hënën dhe do të vazhdoj të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.