“Gani Bobi”: PDK i fiton zgjedhjet, AKR jashtë parlamentit

Qendra për hulumtim të opinionit “Gani Bobi”, ka publikuar rezultatet e “Exit Pollit” për zgjedhjet e sotme. Në bazë të këtyre rezultateve, PDK ka dalë fituese e këtyre zgjedhjeve. 

Lajme

08/06/2014 21:33

Në bazë të këtyre rezultateve PDK ka dalër për rreth 3% para LDK-së e cila është renditur e dyta. 

Rezultatet: PDK 33.1%, LDK 30.4%, LVV 15.2%, AAK 9.1%, AKR 3.0%, Nisma 5%, të tjerat 3%.

Në anketë ka pasur edhe pyetje të tjera, siç është ajo vlersimit të procesit. 94.8 të të anketuarve e kanë vlerësuar si të mirë, ndërsa 4.2 ashtu-ashtu, dhe vetëm 1 për qind si të keq.