Game Boy i Nintendo feston 25 vjetorin e krijimit

Më 21 prill, 1989, Nintendo lansoi Game Boy në Japoni. Ishte një prodhim i Nintendo që solli shumë përfitime dhe u bë shumë shpejtë paisja më e popullarizuar në botë për lojëra. Paisja tash ka mbushur 25 vjet që nga prodhimi i parë dhe Nintendo ka treguar për evolucionin e tij deri më sot.

Auto & Tek

25/04/2014 18:41

Paisja ishte një dizajn “tullë” me një përzierje prej ngjyrës së zezë dhe gri, në një sfond të gjelbër. Paisja nuk ishte e shëndritshme, e hollë apo e fuqishme, por ishte një gjë e re në teknologjinë e video lojërave që ndryshoi perceptimin e njerëzve në mbarë globin.

Game Boy nuk ishte megjithatë paisja e parë për lojëra që ofronte mundësinë e mbajtjes së tij në dorë, por ishte i pari që rezonoi me një audiencë masive. Emri i paisjes ishte shumë i lehtë për t’u kujtuar dhe butonat e tij ishin të rregulluar nga kontrolluesi Nintendo Entertainment System (NES).

Nintendo ishte një markë që njerëzit i besuan dhe ishte një paisje portative që filloi së pari me Super Mario-në, në një cilësi më të mirë të lojës.

Kur Game Boy u lansua në Amerikën e Veriut, kompania e pajisi atë me lojën e tetrisit. Ashtu si lojërat e ardhshme në kulturën e video-lojërave, edhe loja e Shah-ut zuri një vend të rëndësishëm në historikun e kësaj paisje, së bashku me lojërat e tjera të cilat ishin gjithnjë më të sofistikuara.

Ngjyrat e Game Boy erdhën në skenë për herë të parë në vitin 1998. Edhe pse Pokemon i kuq dhe i gjelbër kishte qenë në dispozicion në Japoni që nga viti 1996, përmirësimi i paisjes me ngjyra për vendet e tjera i morri 2 vjet firmës për ta sjellë atë edhe në SHBA.

Game Boy Advance 2001, Game Boy Advance SP 2003 dhe Game Boy Micro 2005 ishin pasardhësit e tij. Nintendo ishte i pashoq në teknologjinë e lojërave të avancuara me ngjyra dhe të kualitetit të mirë të lojës.

Epoka e Game Boy përfundoi kur Nintendo DS u lansua në vitin 2004. Këtë javë, në 25 vjetorin e Game Boy, Nintendo është duke e festuar atë dhe duke kujtuar këtë paisje elektronike dhe lojërat e para që ishin në të. Cila ishte loja juaj e preferuar?