Galuk Konjufca paditë Milaim Zekën për shpifje

Shefi i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka paditur Milaim Zekën, për shpifje.

Lajme

02/11/2018 16:18

Glauk Konjufca e ka paditur për shpifje deputetin Milaim Zekam, rreth një deklaratë që ky i fundit e kishte bërë në një emision televiziv.

Zeka e kishte përmendur, Konjufcën se ishte përfshirë në një skandal seksual në zyrat e Vetëvendosjes.

“Mua nuk më fyen një njeri për të cilin sipas njerëzve ka dëshmi videoincizime për ato treshet e famshme në zyrat e Vetëvendosjes që kanë bo abuzime seksuale”, kishte thënë Zeka në emision, e që për këtë rast Konjufca ka ngritur padi ndaj Zekës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Konjufca në një përgjigje për lajmi.net.

Ai ka thënë se e ka paditur Milaim Zekën për shpifje.

Padia është dorëzuar sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës. /Lajmi.net/