Gallup: Kosovarët më optimistët për integrime në Bashkimin Evropian

Në një sondazh të kryer para Samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku morën pjesë zyrtarë të lartë të BE-së dhe vendeve të rajonit, asociacioni Gallup International, ka ardhur në përfundim se banorët e këtyre 6 vendeve thonë se këto shtete do të përfitojnë këto shtete.

Lajme

18/07/2017 14:31

Sipas anketës janë kosovarët të cilët ndër vendet e rajonit besojnë më së shumti në perspektivën europiane.

Gallup Internacional nxjerr që 84 për qind e të anketuarve në Kosovë besojnë se do të kenë përfitime nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, derisa 4 për qind mendojnë se ky anëtarësim do të ishte i dëmshëm.

Pas Kosovës, janë qytetarët e Shqipërisë rreth 80 për qind e të cilëve besojnë se do të kenë përfitime dhe me 10 për qind që s’besojnë se do kenë përfitime nga anëtarësimi në BE./express/