Galliani: Witsel nuk vjen në Milan

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka përjashtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Zenit St Petersburg, Axel Witsel.

Merkato

15/07/2015 11:30

Axel Witsel nuk do të transferohet në Milan.

Nënkryetari i “Rossonerëve”, Adriano Galliani ka bërë të ditur se mesfushori i Zenit St Petersburg nuk do të nënshkruajë me klubin nga San Siro.

“Witsel? Jo, harrojeni. Objektivi ynë është transferimi i një qendërmbrojtësi”, deklaroi Galliani për mediat italiane.

Milan është i interesuar për mbrojtësin e Romës, Alessio Romagnoli.