Galeria e Arteve konfirmon pjesëmarrjen e Ramës në ekspozitën personale

Galeria e Arteve Edoardo Secci në Firence me anë të një komunikate për mediat informon se prej datës 24 shkurt e deri më 8 prill 2017 në selinë e saj në sheshin Carlo Goldoni, do të qëndroj hapur ekspozita personale e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Lajme

23/02/2017 15:54

Gjithashtu zyra e shtypit e kësaj galerie informon se Kryeministri e artisti Rama do të jetë i pranishëm në këtë galeri ditën e shtunë më 25 shkurt, ora 18.30, së bashku me arkitektin italian, Stefano Boeri i cili është njëkohësisht dhe hartues i planit të ri rregullues të qytetit të Tiranës.

Takimi me kryeministrin Rama do të moderohet nga këshilltari për kulturën pranë Bashkisë së Firences z. Tommaso Sacchi.

Ekspozita personale e kryeministrit Rama do të përmbajë piktura, skulptura e wallpaper e ku një vend të gjerë do të zë linja “Doddles”, realizuar  prej vitit 2000-2012.

Deri më tani Kryeministri shqiptar ka qënë i pranishëm me artin e tij  në galeritë e Biennale të San Paolo (1994), Haus der Kunst  në Monaco di Baviera (2004), Centre Pompidou në Paris (2010), Musée d’Art Contemporain de Montréal (2011), e më Tophane-i Amire Cultura e Art Center di Istanbul (2015).

Me rastin e ekspozitës personale të kryeminsitrit Rama, Galeria Edoardo Secci do publikojë një botim me tekste kritike ndaj artit të tij realizuar nga Angel Moya Garcia & Bartholomew F. Bland./Oranews