Galaxy S8+ probleme me mbushës!

Pas problemit me nuancën e kuqe në ekran të disa njësive të Galaxy S8, që doli të jetë një problem i vogël, përdoruesit e Galaxy S8+ janë përballur me një problem tjetër.

Auto & Tek

26/04/2017 22:44

Sipas raportimeve, kur telefoni vendoset në këllëpin për mbushje pa tela, telefoni mbushet shumë ngadalë ose nuk mbushet aspak.

Disa përdorues kanë deklaruar se mund të mbushin pajisjen e tyre Galaxy S8+ me një këllëp që nuk është i destinuar për telefonat Samsung.

Të tjerët vetëm marrin një njoftim që bënë të ditur se mbushja është pauzuar. Ende nuk dihet se çfarë përqindje e njësive janë prekur nga ky problem.

Samsung ende nuk e ka adresuar këtë problem.