Galaxy S8 mund të shndërrohet në PC (Video)

Samsung, njejtë sikurse Motorola dhe Microsoft para tij, është duke tentuar që të kthejë telefonin në PC.

Auto & Tek

29/03/2017 18:52

Samsung Galaxy S8 do t’i bashkangjitet një desktop, me një kabllo mbajtëse, me një lidhje me monitorin përmes HDML-së, tastierës, mausit dhe dy porte për USB, që të ndihmojë në aftësitë e Galaxy S8, transmeton lajmi.net

Gjithashtu, Samsungu ka një ventilator ftohës që të ndihmojë të mbajë në gjendje të mirë Galaxy S8 kur përdoret për të shfaqur aplikacionet në monitor, dhe një lidhje me USB.

Desktopi i Samsungut vjen me një sirtar për aplikacione në një anë, dhe mbështetet në aplikacionet e androidit me qasje të plotë në njoftime dhe ridimensionim të dritares. /Lajmi.net/