Galaxy S8 me inteligjencë artificiale

Samsung do të sjell një celularë të paparë deri më tani në linjën e celularëve Galaxy.

Auto & Tek

07/11/2016 21:17

Sipas një raporti nga The Wall Street Journal, kompania ka ndërmend që ta shtojë një buton të dedikuar për shërbimin e Inteligjencës Artificiale në celularin S8 që do të lansohet vitin e ardhshëm.

“Prototipat e parë fillestarë të Galaxy S8 përfshijnë një buton në skajin e celularit i cili do të përdoret për aktivizimin e një asistenti virtual me inteligjencë artificiale”, thotë WSJ.

Kjo vjen pas raportit të Reuters që thoshte se asistenti IA i kompanisë do të futet jo vetëm në celularët Galaxy, por gjithashtu edhe në pajisjet shtëpiake dhe pajisjet që mund të vishen, transmeton Gazeta Express.

Më herët këtë vit, Samsung bleu Viv Labs, një kompani e themeluar nga krijuesit origjinal të Siri-të të Apple, dhe mendohet se asistenti i ri do të jetë i bazuar në teknologjinë e tyre.