Galaxy S7 sjell një karakteristikë të re tek cilësimet e Wi-Fi

Këtë javë përdoruesit e rinj të Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge kanë arritur të vënë re një opsion shtesë tek cilësimet e Mobile Hotspot.

Auto & Tek

18/03/2016 00:18

Në vend që të shpërndajnë vetëm lidhjen e tyre të internetit që ofron celulari, ata tani janë në gjendje që të shpërndajnë dhe lidhje Wi-fi nga smartfoni në laptopin e tyre apo ndonjë pajisje tjetër që mbështet Wi-Fi. Por për çfarë mund të na shërbej përdorimi i kësaj? Pse do të donim të ndanim një lidhje Wi-fi në një pajisje e cila ka aftësinë të shoh një lidhje Wi-Fi?

Ndërsa ka shumë mundësi që ju t’a përdorni shumë rrallë këtë funksion, do ketë raste që mund të jetë e dobishme.

Një tjetër situatë e ngjashme mund të ndodhë kur ju jeni në një ndërtesë të vjetër, ku muret janë kaq të trashë, dhe ju mund të merrni një sinjal Wi-fi vetëm nga dritarja e ballkonit. Në këtë rast ju nuk do rrini ulur pranë dritares gjatë gjithë ditës sepse mund të bëj edhe ftohtë atje!

Kështu që ju vendosni telefonin tuaj pranë dritares dhe në këtë mënyrë shpërndani Wi-Fi në të gjithë shpinë tuaj./lajmi.net