Galaxy S6 i tëri prej metali

Dizajni prej metali i përdorur në pjesët anësore te Galaxy Alpha dhe Galaxy Note 4 tani përdoret tërësht në Galaxy S6.

Auto & Tek

17/08/2014 19:53

Galaxy Alpha ishte telefoni i parë nga Samsung që përdori një kornizë prej metali  , edhe pse pjesa e pasme ishte prej një lloj plastike që Samsung e ka përdorur dhe në telefonët e tjerë.

Dhe në lidhje me atë ç’ka kemi dëgjuar për Galaxy Note 4 thuhet se do të jetë një telefon “i frikshëm” pavarësisht nga fakti se do të ketë një kasë metalike apo jo.

Kështu që teoria se Samsung po shkon drejt krijimit të një produkti tërësisht metalik, merr kuptim.

Megjithatë ka disa arsye të mira për të qenë skeptik për sa i përket këtij raporti, veçanërisht për shkak se thuhet se dhe mbreti i telefonëve në Kinë, Xiaomi kërkon të hyjë në treg me telefonë prej metali.