Galaxy S6 Edge shpallet “Pajisja e vitit”

Samsung ka triumfuar edhe njëherë përballë Apple.

Auto & Tek

29/11/2015 10:43

Telefoni Galaxy S6 Edge ka rrëmbyer çmimin “Pajisja e vitit” në “Pocket-lint Awards” që mbahet në Londër.

Megjithatë, Apple nuk mbeti pa çmim në këtë mbrëmje, pasi në kategorinë “Tableti më i mirë” u zgjodh pajisja e kompanisë amerikane iPad mini 4, duke triumfuar përballë Microsfot Surface 3.

Po ashtu, orët smart të Apple kanë arritur të shpallen si pajisjet më e mirë në shumë funksione, duke bërë që kompania amerikane të largohet me dy çmime të rëndësishme.

Në kategorinë “Laptopi më i mirë” ka trumfuar Dell me XPS 13, duke lënë të dytën Apple me Macebook. Ndërkohë, që në kategorinë e lodrave smart Sphere është shpallur më e mira me Star Wars BB-8.