Galaxy S5 Mini: i njohur në pamje, karakteristika më të dobëta

Samsung ka zbuluar modelin mini të Galaxy S5, një version me madhësi 4.5 inç.

Auto & Tek

01/07/2014 21:16

Fatkeqësisht ata të cilët kanë pritur që ky celularë të ketë karakteristika të njëjta si në S5, modeli mini 4.5 inç nuk përmban të njëjtat specifika si në vëllain e tij më të madh.

Ka një procesor 1.4GHz, një kamerë 8 megapiksel, një ekran 1280×720 piksel, 1.5GB RAM, 16GB memorie dhe një bateri 2,100mAh.

Këto specifika janë shumë më të dobëta se modeli Galaxy S5 i cili ka një procesor 2.5GHz, 2GB RAM, kamerë 16 megapiksel, ekran në HD të plotë dhe një bateri 2,800mAh.

Lajmi i mirë në modelin mini është se Samsung e ka bërë atë të qëndrueshëm ndaj ujit, dhe i ka futur edhe karakteristika për monitorimin e rrahjeve të zemrës dhe një skaner për të gjurmuar shenjat e gishtrinjëve. Të dyja pajsijet ndajnë një dizajn të njëjtë.

Galaxy S5 mini do të jetë i gatshëm në Rusi javën e dytë të korrikut, pasi që të zgjerohet globalisht. Do të jetë i gatshëm në katër ngjyra: të zezë, të bardhë, të kaltër dhe të artë.