Galaxy S5 më i pëlqyer se iPhone 6 dhe Galaxy S6

Kur Samsung Galaxy S6 u shfaq për herë të parë si pasardhës i Galaxy S5, u vërejtën shumë ndryshime në të – largimi i MicroSD kartës, baterisë së zëvendësueshme dhe rezistencës ndaj ujit.

Auto & Tek

17/05/2015 17:56

Consumer Reports thotë se këto ndryshime janë arsye të forta që njerëzit po e pëlqejnë më shumë modelin S5 se atë S6.

Në renditjet e fundit të Consumer Reports, Samsung Galaxy S5 doli të ishte celulari më i pëlqyer tek njerëzit, pasuar nga LG G3, iPhone 6 dhe në fund Galaxy S6, transmeton Lajmi.net.

Për ata të cilët janë kundërshtues të mëdhenj të heqjes së këtyre karakteristikave në Galaxy S6, modeli S5 – edhe pse konsiderohet i vjetruar – po shihet si celulari më i mirë aktualisht në botë.