Galatasaray shet Sneijderin

Pas Burak Yilmaz edhe një tjetër futbollist i rëndësishëm mund të largohet nga Galatasaray.

Sport

06/02/2016 11:33

Galatasaray është duke konsideruar mundësinë e shitjes së Wesley Sneijder.

Mesfushori holandez mund të transferohet në Kinë, ka bërë të ditur e përditshmja turke “Fanatik”.

Jiangsu Suning është e gatshme të paguajë 16 milionë euro për transferimin e tij, përcjell “Lajmi.net”.

Më herët gjatë kësaj jave, Galatasaray shiti sulmuesin Burak Yilmaz në Kinë, andaj atij mund t’i bashkohet Sneijder.

Afati kalimtar në Kinë është i hapur deri më 26 shkurt.