Galatasaray largon Mancinin

Roberto Mancini nuk është më trajner i Galatasarayt. Strategu italian është larguar nga gjiganti turk, duke e shkëputur kontratën në marrëveshje të përbashkët me klubin.

Sport

11/06/2014 14:44

Roberto Mancini është larguar nga posti i trajnerit të Galatasarayt pas shkëputjes së kontratës në marrëveshje të përbashkët.

49-vjeçari u emërua pasardhës i Fatih Terimit në tetor, dhe pas ardhjes në Stamboll nënshkroi kontratë trevjeçare.

Por, derisa Mancini ngriti trofeun e Kupës së Turqisë në sezonin e parë në detyrë, ai nuk ishte në gjendje të ndalte rivalin Fenerbahce nga triumfi në Super Lig.

Ndërsa, Galatasaray u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Chelsea në rrethin e dytë të garës.

“Me kërkesë të Mancinit, kemi arritur marrëveshje të përbashkët për shkëputjen e kontratës. Sipas marrëveshjes, Mancini nuk ka kërkesa të tjera dhe palët kanë vendosur të ndahen me miqësore dhe mirëkuptim të plotë. Ne i falënderohemi atij për punën dhe i urojmë sukses dhe qdo të mirë në të ardhmen”, thuhej në komunikatën e Galatasarayt.