Gafë qesharake e Francës në konferencën e Umtitit

Tek Franca duket se janë të qetë para finales me Kroacinë.

Sport

12/07/2018 19:14

Të qeshur duken edhe në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Teksa para gazetarëve ishte Samuel Umtiti, si dhe zëdhënësi për shtyp i kombëtares franceze, ky i fundit bëri një lapsus.

Në vend që ta prezantonte para gazetarëve Samuel Umtitin, ai i ngatërroi emrin duke e “shartuar” me Paul Pogban, dhe në fund prodhoi emrin “Paul Pogba”.

Umtiti e kaloi me të qeshura këtë episod, dhe me shaka u çua duke bërë si i fyer nga ky rast. Pastaj zëdhënësi ftoi Umtitin, me emrin Samuel Pogba.

Ky episod shkaktoi të qeshura në sallë.