Gaddafi e paralajmëroi Blair-in për rritjen e ISIS dhe për sulmet në Evropë

Koloneli Muhamar Gaddaf, ish-diktator i Libisë, e paralajmëroi Tony Blair, ish-kryeministër në Angli, se nëse ai hiqej nga pushteti, ekstremistët islamikë do të sundonin në Libi me qëllimin e vetëm për të pushtuar Europën.

Bota

08/01/2016 13:29

Në tabulatet e fundit të telefonatave nga viti 2011 zbulohen shqetësimet e kreut të asaj kohe të Libisë për rritjen e ndikimit të Osama Bin Laden dhe Al Kaedës në Afrikë dhe Lindje të Mesme.

Ai paralajmëroi se xhihadistët po bënin kërdinë në Afrikën e Veriut, pavarësisht qeverisjes së tij, dhe se në qoftë se ai do të rrëzohej kjo do t’i hapte rrugë ngritjes së Shtetit Islamik që si pasojë do të sillte një numër të madh emigrantësh që i drejtoheshin kontinentit evropian.

Balir kontaktoi me diktatorin dhe i kërkoi atij që të gjente një vend të sigurt në dy telefonata gjatë datës 25 shkurt 2011, 8 muaj përpara se ai të rrihej për vdekje dhe të gjuhej në kanal.

Transkriptet e bisedave janë publikuar më parë dhe shqetësimet e diktatorit libian janë injoruar.

Megjithatë, duket se ish-dikatori e ka parashikuar rritjen e ISIS dhe efektin që do të kishte në shpërnguljen e popullit ibian dhe miliona njerëzve të tjerë në Irak e Siri.

Një organizatë terroriste pritet të zgjohet në Afrikën Veriore. Atyre u jepen instruksione për të sulmuar stacionet e policisë si dhe për të shkaktuar terror. Kanë armë të mira. Do të sulmojnë papritur ndërtesa e do të shkaktojnë panik. Nuk është në taktikën e tyre për të bërë demonstrata, i shkruan Gaddafi ish-kryeministrit anglez Blair në një mesazh.