Gabriel kritikon Merkel mbi traktatin e tregtisë së lirë BE-SHBA

Ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, kritikoi pozicionin e kancelares Angela Merkel mbi traktatin e tregtisë së lirë BE-SHBA, duke treguar edhe një herë përçarjet në qeverinë gjermane mbi këtë çështje shumë delikate.

Bota

28/05/2016 20:54

“Angela Merkel e kishte gabim kur tha, nën euforinë e vizitës së Obama-s në Gjermani, se në të gjitha rastet ne mund të mbyllim negociatat këtë vit”, vlerësoi Gabriel, që është gjithashtu presidenti i partisë socialdemokratë SPD, në një intervistë për rrjetin gjerman “RedaktionsNetzwerk Deutschland” (RND), që grumbullon 30 gazeta rajonale.

Pozicioni i mbrojtur nga kancelarja është që Berlini të bëjë gjithçka për të mbyllur negociatat, mundësisht brenda këtij viti. Por disa anëtarë të qeverisë së koalicionit, ku bashkëjeton CDU-ja me SPD-në tregohen shumë skeptik.