Gabon sërish Napoli

Napoli ka bërë një tjetër hap prapa në garën për titull në Serie A.

Sport

31/03/2018 19:54

Skuadra e drejtuar nga trajneri Sarri, nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Sassuolo.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e 30-të të Serie A, ka përfunduar baras 1:1.

Politano në minutën e 22’ kaloi në epërsi Sassuolon.

Napoli barazimin e arriti në minutën e 80’, kur Rogerio shënoi autogol.

Me këtë barazim, Napoli mbetet në pozitën e dytë me 74 pikë, një pikë më pak se Juventusi, që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/