Gabimi që bëjmë në dush

Një ekspert i kujdesit ndaj lëkurës, ka zbuluar se larja e fytyrës në dush mund ta dëmtojë lëkurën tuaj, pasi ju nuk mund ta matni temperaturën e ujit.

Lifestyle

12/02/2016 11:53

Sipas “Hello Giggles”, lëkura e fytyrës tonë është shumë e ndjeshme dhe për arsye se ju nuk e matni dot nxehtësinë e ujit në kohën kur bëni dush, ajo mund të shkaktojë dëme serioze në lëkurë.

Ekspertja e lëkurës Dr.Tanzi, tha për “The Gloss” se i këshillon pacientët  e saj që ta lajnë fytyrën në lavaman. Zakonisht ne bëjmë dush të nxehtë , por nëse e lajmë fytyrën me ujë të nxehtë mund të shkaktojë dëme duke e lënë lëkurën tonë të dehidratuar dhe të thatë.

Gjithashtu, nëse ju vuani nga skuqja e fytyrës, uji i ngrohtë vetëm do ta përkeqësojë atë, duke zgjeruar kapilarët e gjakut  dhe krijuar nishane./noa.al