Gabimi i yjeve të Shqipërisë

Zgjedhja e Azdren Llullakut për të luajtur në Kazakistan nuk ishte gabimi i vetëm që është bërë nga lojtarët e Kombëtares shqiptare, sidomos nga ata të repartit të sulmit.

Sport

16/01/2018 23:13

Po ashtu edhe Armando Sadiku dhe Bekim Balaj bënë të njëjtin gabim.

I pari luajti një supersezon në Zvicër, por shkoi të luante në Poloni.

Fillimi ishte i mirë, por më vonë lindën vështirësitë. E njëjta situatë edhe për Bekim Balajn.

Ky i fundit po vuan prej dëmtimeve, por edhe kur ishte në gjendje optimale nuk arriti kurrë të ishte protagonist dhe vendimtar me Akhmat Groznin.

Pak më ndryshe situata e Cikalleshit në Turqi, por as ai nuk po lë gjurmë në këtë kampionat. Ndoshta përpara se të zgjedhin, duhet të mendohen mirë.