Gabimi i tij e eliminoi Bayern Munichun, shikojeni çfarë bëri Ulrich pas ndeshjes me Real Madridin

Sven Ulrich kaloi një ndeshje të vështirë ndaj Real Madridit.

Sport

02/05/2018 07:06

Portieri i Bayern Munichut, Sven Ulrich konsiderohet si fajtori kryesor për eliminimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ai bëri një gabim të rëndë te goli i dytë nga Karim Benzema në barazimin 2:2 në Santiago Bernabeu që i kualifikoi vendasit në finalen e Kievit, përcjell “lajmi.net”.

Pas ndeshjes, Ulrich nuk e fshehu dëshpërimin e tij dhe qëndroi i ulur në tokë, i vetmuar në stadiumin e Real Madridit. /Lajmi.net/