Gabimi i madh që po bëjnë restorantet

Ekspertët perëndimore po thonë se dëshira e pronarëve për të pasur muzikë trendi nëpër restorante, po i bën ato vende shumë të zhurmshme dhe në këtë mënyrë klientët po largohen nga restoranti.

Fun

06/09/2016 11:31

Paul Breckell, një specialist britanik, thotë se njerëzit po i shmangin restorantet vetëm për shkak të zhurmës që ka në to. “Restorantet janë hapësira sociale po aq sa janë edhe hapësira ngrënieje. Një nga gjërat që dëgjoj më shumë është se njerëzit i shmangin ato nëse aty ka zhurmë”.

Në një sondazh të fundit, 76% e britanikëve kanë deklaruar se do të hanin më tepër nëpër restorante nëse këto vende do të ishin më të qeta, ndërsa 77% mendojnë se restorantet janë bërë më të zhurmshëm në 5 vitet e fundit.

Por, një tjetër faktor që po ndikon në largimin e klientëve janë edhe dizajnot e thjeshta dhe minimaliste të restoranteve. Për shembull, shikohet që katet e dyta të restoranteve kanë rënie në frekuentim.

Një nga sfidat më të mëdha është që klientët të ngjiten në katin e dytë. Katet e dyta kanë nevojë për energji. Për këtë arsye, në shkallë duhen vendosur gjëra interesante. Pikturat ose skupturat shërbejnë për të hutuar njerëzit, të cilët nuk duhet të mendojnë se po ngjisin shkallët. Gjithashtu, tavolinat, karriket dhe zonat e ndryshme të restorantit duhet të rregullohen në mënyrë që të japin një eksperiencë ndryshe: intimitet, butësi, madhështi dhe rehati në të njëjtën kohë.