Gabimet që bëni gjatë larjes së flokëve, ja hapat që duhet të ndiqni

Mund t’ju duket e çuditshme, por ja që është e vërtetë. Deri tani keni qënë duke i larë gabim flokët e kjo ka ndikuar në shëndetin e tyre.

Lifestyle

25/05/2017 20:29

Nëse keni flokë të dëmtuar, me maja të këputura apo të thata, lexoni këshillat e mëposhtme për të mësuar se cila është mënyra e duhur për të larë flokët.

1. Krehja
Flokët nuk duhen krehur në dush, por përpara se të lani flokët. Kjo gjë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe do të parandalojë këputjen e flokëve gjatë larjes.

2. Shpëlarja
Sigurohuni që flokët tuaj janë plotësisht të lagësht përpara se t’i lani me shampoo. Shpëlajini me ujë të ngrohtë e masazhoni skalpin e kokës në mënyrë që të eleminoni çdo papastërti.

3. Balsam
Përpara shampoos ju duhet t’i lani flokët me balsamin zbutës. Nëse nuk doni që flokët tuaja të fryhen e të jenë me volum që në rrënjë mund të përdorni balsam në të gjithë gjatësinë e flokut. Nëse një gjë të tillë nuk e dëshironi sigurohuni që bëni me balsam vetëm majat.

4. Shampo
Pasi t’i keni shpëlarë flokët nga balsami, hidhni në dorë dhe jo direkt në kokë shampon. Me anë të mollëzave të gishtave përhapeni shampon në të gjithë kokën dhe masazhojeni lehtë për disa minuta. Duhet të dini që shumë shampoo nuk e bën flokun më të bukur, por thjesht e dëmton atë.

5. Masazhi
Mos harroni se masazhimi është pjesa më e rëndësishme, pasi rrit qarkullimin e gjakut duke ndihmuar në rritjen e flokëve.

6. Pas shampos mund të përdorni dhe pak balsam për t’i bërë flokët më të buta. Nëse balsamin mund ta përdorni dy herë, shampoja duhet përdorur vetëm një herë.

7. Shpëlarja
Përdorni ujë të ftohtë kur shpëlani flokët tuaj. Kjo do t’u japë flokëve shkëlqim. Përdorni shampon vetëm tri herë në javë për të shmangur flokët e thatë. /Lajmi.net/