Gabimet e mëdha që bëjmë me kremrat gjatë sezonit veror

Vera tashmë ka ardhur dhe secili prej nesh pret të shijojë avantazhet që ajo na sjell. Megjithatë, dielli dhe temperaturat e larta ndaj të cilave ekspozohemi mbartin efekte negative, sidomos në lëkurë…

Lifestyle

28/06/2017 14:43

Ekspozimi në diell mund të nxisë plakje të parakohshme të lëkurës, theksim të rrudhave, shenjave ose njollave kafe, tharje të lëkurës dhe mund të predispozojë zhvillimin e kancerit të lëkurës, shkruan Living.al.

Dr. Irena, mjeke pranë Spitalit Amerikan/Klinikës Vivia, ju jep disa këshilla shumë të domosdoshme, për një lëkurë të shëndetshme.

 SI DUHET KRYER APLIKIMI I PRODUKTIT MBROJTËS?

• Aplikoni produktin 30 min para ekspozimit
• Riaplikoni produktin çdo dy orë nëse jeni të ekspozuar
• Riaplikoni produktin pasi dilni nga uji ose pas djersitjes intensive
• Mos bëni masazh të produktit pas aplikimit të tij Konkluzion

• Përdorimi i produkteve me filtër mbrojtës janë pjesë e rëndësishme e regjimit përkujdesës të lëkurës gjatë verës, por jo e vetmja. Masa të tjera përfshijnë:

• Evitimi i ekspozimit në diell gjatë orëve të rrezatimit intensiv 10:30 – 16:00.
• Përdorimi i veshjeve dhe aksesorëve mbrojtës: kapele, syze.
• Konsumimi i ujit, frutave, perimeve.
• Sezoni më i nxehtë i vitit kërkon përkujdesje për lëkurën, ndërkohë që i gëzoheni natyrës dhe lirisë së verës. /Lajmi.net/