Gabimet e Fergusonit

Shtëpia botuese e autobiografisë së Sir Alex Fergusonit është turpëruar pas ankesave të lexuese që vërejtën 45 gabime në fakte. My Autobiography ka shitur 115,547 kopje në javën e parë të shitjes, por lexuesit kanë vërejtur deri në 45 gabime në faktet e paraqitura në librin prej 402 faqesh që ka detyruar shtëpinë botuese Hodder…

Sport

18/11/2013 10:46

Shtëpia botuese e autobiografisë së Sir Alex Fergusonit është turpëruar pas ankesave të lexuese që vërejtën 45 gabime në fakte.

My Autobiography ka shitur 115,547 kopje në javën e parë të shitjes, por lexuesit kanë vërejtur deri në 45 gabime në faktet e paraqitura në librin prej 402 faqesh që ka detyruar shtëpinë botuese Hodder and Stoughton të ofrojë kompensim ndaj një lexuesi të pakënaqur.

Daily Mirror ka njoftuar se drejtori ekzekutiv i Hodder and Stoughton, Jamie Hodder-Williams i është përgjigjur një e-maili nga një lexues duke i ofruar kompensim të plotë të hollave për librin.

Në mesin e gabimeve në libër është statistika se ish kapiteni i i Manchester Unitedit, Roy Keane qëndroi në klub për 11 vjet, kurse në fakt janë 12.

Ferguson po ashtu thekson se “Rio Ferdinand shkëlqeu kundër Manchester Cityt në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Carling Cup në Old Traffor më 2009’ kurse ndeshja në fjalë ishte më 2010.

Në libër po ashtu shkruan se legjenda e Unitedit, Ryan Giggs debutoi në klub si 16-vjeç, kurse mesfushori ishte në fakt 17 vjeç kur u paraqit për herë të parë me ekipin.