Gabigol i joshur nga Premierliga

Sulmuesi i Inter, Gabigol (Gabriel Barbosa) është afër një kalimi në Premierligë.

Sport

30/11/2018 21:18

Sulmuesi e ka gjetur formën e tij pas rikthimit në Santos (formë huazimi). Ai do të kthehet tek Inter në fund të sezonit.

Por, “Goal” shkruan se skuadra italiane nuk janë të gatshëm të nënshkruajnë kontratë të re me të dhe dëshirojnë ta shesin brazilianin, transmeton lajmi.net.

Kjo situatë duket se ka ngjallur interesimin e skuadrave angleze si Crystal Palace, Everton dhe Ëest Ham.

Në anën tjetër, edhe lojtari është i joshur nga interesimi i klubeve të Premierligës.

“Ato janë të gjitha skuadra të rëndësishme me lojtarë të kualitetit të lartë” ka thënë Barbosa, për “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj që gjithçka do të shkojë mirë dhe do të arrijë një marrëveshje. Janë shumë gjëra që janë të përfshira tek Inter, të cilët mbajnë të drejtat e mia. Nuk është e vendosur, mirëpo ka shumë pak gjasa që të qëndrojë në Brazil” ishin fjalët e sulmuesit.

“Premierliga gjithmonë ka pasur sulmues të mëdhenj dhe është qejf ta shohësh në TV. Është shumë competitive, me lojë të shpejtë dhe dinamike. Ka shumë kualitet në të gjitha skuadrat. Më tërheq shumë” ka përfunduar lojtari.

Huazimi i Gabigol tek Santos mbaron në vitin 2018. Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit. /Lajmi.net/