Gabi: Urime Real Madrid

Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi uroi Real Madridin për trofeun e Ligës së Kampionëve. Ai pranon se skuadra e tij ishte shumë pranë fitores, por thekson se titulli fitohet vetëm pas sinjalizimit të përfundimit të takimit.

Sport

25/05/2014 01:03

Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi uroi Real Madridin pas triumfit në finalen e Ligës së Kampionëve. Atletico ishte shumë pranë fitores pasi udhëhoqi 1:0 deri në minutën e 93-të.

Por, Sergio Ramos barazoi rezultatin për Realin duke e dërguar ndeshjen në vazhdime ku Los Blancos shënuan edhe tri herë të tjera duke siguruar triumfin.

“Ne ishim afër trofeut por titulli nuk është i juaji derisa të përfundojë ndeshja. Ne luftuam shumë, por tani duhet të urojmë kampionin”, deklaroi Gabi pas ndeshjes.

“Në lojën shtesë, ne nuk krijuam aq shumë raste dhe Real Madrid luajti më mirë. Para lojës shtesë, Diego Simeone na tha të vazhdojmë të punojmë”, u shpreh ai.