Gabi pranon kurdisjen

Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi, ka pranuar se ishte pjesëmarrës në kurdisjen e ndeshjes mes ish ekipit të tij, Real Zaragoza dhe Levantes, më 2011.

Sport

02/10/2014 15:34

Kapiteni i Atletico Madridit, Gabi, ka pranuar se mori pjesë në skandalin e kurdisjes së ndeshjes mes ish skuadrës së tij Real Zaragoza dhe Levantes më 2011.

Mesfushori ishte kapiten i Zaragozës në fitoren 2:1 ndaj Levantes, ku madje realizoi dy herë.

Ai është një prej futbollistëve që është ftuar të përgjigjet ndaj akuzave, dhe pranimi i fajit mund t’i ndihmojë për një ndëshkim më të lehtë.

“Kam bërë atë që klubi më ka këshilluar të bëj”, deklaroi Gabi, raporton “Mundo Deportivo”. Golat e Gabit e shpëtuan Zaragozan në La Ligë.