Gabbiadini zbulon se çfarë i tha Mourinho pas finales së FA Cup

Manolo Gabbiadini ka zbuluar se është komplimentuar nga Jose Mourinho pas finales në EFL Cup.

Sport

28/02/2017 17:55

Sulmuesi italian shënoi dy gola në finalen e humbur të Southampton në FA Cup nga Manchester Unitedit, ndërsa një gol i rregullt në fillim të ndeshjes, i është anuluar.

Gabbiadini që të Southampton u transferua nga Napoli, ka zbuluar një bisedë të shkurtër që ka pasur pas ndeshjes me trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

“Kur dikush si ai të afrohet dhe të thotë ‘ke bërë punë të mirë, ke shënuar dy gola fenomenal’, atëherë t’i ndjen diçka speciale brenda teje”, ka thënë Gabbiadini për La Gazetta dello Sport, përcjell lajmi.net.

“Mourinho është person special dhe jo vetëm trajner. Është shumë karizmatik”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6