G4shi dhe Ledri Vula bashkojnë forcat! Vijnë me këngë për Kosovën

Reperi G4shi ishte i ftuar në festivalin "Sunny Hill", i cili u mbajt javën e kaluar në Gërmi.

ShowBiz

19/08/2018 14:54

Pas këtij lajmi të gëzueshëm, G4shi u shpreh se është shumë i lumtur që po vinte pas 18 viteve në Kosovë, shkruan lajmi net.

Ai performoi në natën e dytë të festivalit ku mahniti publikun shqiptar me paraqitjen e tij, teksa brohoritej nga të gjithë.

Ndërsa tani, në llogarinë personale, Instagram ndau një fotografi ku tregon se ka xhiruar klipin në Kosovë dhe që zbulon se vjen në bashkëpunim me Ledri Vulën.”Bëra një këngë për Kosovën të quajtur “That’s mine” (Ajo është e imja). Unë me Ledrin xhiruam videon duke ecur në rrugët e Prishtinës dhe duke u shpërndarë të rinjve akullore e duke hedhur para”, është përshkrimi që ia kanë vënë fotos.

Një bashkëpunim i tillë padyshim se do pritet mirë nga publiku. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BmoDhefnbcG/?hl=en?&taken-by=gashi