Fytyrat publike që shprehën ngushëllime për vdekjen e legjendës së futbollit, Fadil Vokrrit

Vdekja e parakohshme e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri i ka prekur të gjithë.

ShowBiz

09/06/2018 12:59

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka vdekur para disa orëve pas një komplikimi shëndetësor, shkruan lajmi net.

Përveç zyrtarëve të lartë që shprehën ngushëllime, për vdekjen e tij kanë reaguar edhe shumë fytyra të njohura publike.

Me anë të postimeve që kanë ndarë në rrjete sociale, ata e kanë quajtur në mënyra të ndryshme dhe e kanë falënderuar për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve.

Shyhrete Behluli, Engjëllusha Salihu, Capital T, 2po2, Ilda Bejleri, Albatrit Muçiqi, Labinot Tahiri, janë disa nga artistët që e përjetuan rëndë vdekjen e kryetarit.

Ndryshe, Vokrri u zgjodh president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) më 16 shkurt të vitit 2008./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjzNYF7BjYJ/?hl=en?&taken-by=albatritmuqiqi

https://www.instagram.com/p/BjzODOfB768/?hl=en?&taken-by=besnik2po2

https://www.instagram.com/p/BjzQ6q_FYog/?hl=en?&taken-by=shyhrete_behluli

https://www.instagram.com/p/BjzH34yBAhC/?hl=en?&taken-by=ildabejleri

https://www.instagram.com/p/BjzMepzB6WJ/?hl=en?&taken-by=truekapo