Fytyrat publike që iu gëzuan fitores së Kosovës ndaj Azerbajxhanit

Ka përfunduar ndeshja e madhe futbollistike, Kosova - Azerbajxhan.

ShowBiz

20/11/2018 22:53

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur me rezultat 4-0, Azerbajxhanin në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.

Këtë ndeshje madhështore e kanë përcjellur edhe fytyrat e njohura publike, madje disa prej tyre ishin prezent edhe në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Artistët shqiptarë përmes disa postimeve të publikuara në rrjete sociale, shprehën gëzimin dhe dashurinë që kanë ndaj Kosovës.

Majk, Meda, Shkurte Gashi, Vesa Luma, Morena Taraku, Ledri Vula, Noizy, Capital T, Leonora Jakupi, Kida janë vetëm disa nga këngëtarët që shprehën reagimet e tyre gjatë lojës.

Përveç këngëtarëve shqiptarë të pranishëm ishin edhe politikanët e Kosovës, përfshirë zëvendëskryeministrin e vendit, Fatmir Limajn dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shalën.

Vlen të ceket se, përfaqësuesja jonë është kualifikuar në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/